29-Jan-2018 04:01
Të mërkurën dhe të enjten në Hotel Garden në Prishtinë u organizua ‘Cardiac Days 2018’, workshop’i më i madh kardiak i organizuar në Kosovë.
Me ligjërues ndërkombëtar, kjo ngjarje mblodhi mbi 100 mjekë të interesuar rreth zhvillimeve të fundit në kardiologji dhe kardio-kirurgji.
Pos tjerëve, ligjërues ishin edhe Prof. Dr. Omer Dzemaili dhe PD Dr. Florim Cuculi nga Zvicra dhe Dr. Ramadan Jashari nga Belgjika.
Disa nga fotografitë e përzgjedhura nga dita e parë i gjeni në foto-album.