Yess Pharma është kompani e themeluar në vitin 2000, e specializuar në ofrimin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore e regjistruar në Republikën e Kosovës.
Kompania jonë ofron produkte mjekësore të kualitetit më të lartë të brendeve amerikane: GE Healthcare, Medtronic dhe Covidien, duke qenë distributor i autorizuar dhe ekskluziv.
Punojmë në tregun privat e publik mjekësor të Kosovës duke qenë kompani lider në ofrimin e këtyre produkteve falë edhe përvojës mbi 15 vjet në këtë fushë.
Yess Pharma është ndër të paktat kompani në Kosovë nga kjo lëmi që është e çertifikuar me ISO 9001:2015, dhe punon në bazë të FCPA standardit.
Për të gjitha pajisjet që shesim, ofrojmë servisim e mirëmbajtje nga stafi lokal i certifikuar.