04-Apr-2019 13:04
Për çka përdoret DXA? Kjo pajisje përdoret për të matur densitetin mineral të eshtrave. DXA tanimë është ekzaminim rutinor për gratë mbi moshën 50-vjeçare, veçanërisht pas fillimit të menopauzës, sikurse edhe për meshkujt që shfaqin simptoma të problemeve reumatike.
Përmes DXA, ju mund të parandaloni sëmundjet e eshtrave të kalojnë në oestoporoz, përmes diagnostifikimit të hershëm.
DXA po ashtu duhet të bëhet tek pacientët me probleme me gjëndrën tiroide si edhe te pacientët që kanë përdorim kronik të preparateve të caktuara.